
Ka lindur nga Playstation makina Nissan sportive e së ardhmes, e cila mbase mund të shndërrohet në GT-R e vitit 2020. Me siguri që një produkt i vërtetë dhe real është prodhuar tashmë falë suksesit në botën virale të video-lojës. Nissan Concept 2020 Vision Gran Turism lind nga kreativiteti i skuadrës e cila ka zhvilluar dhe krijuar lojën Gran Turism Polyphony Digital për Playstation.
Kjo është një makinë legjendare e cila do të festojë 15 vjetorin e lojës legjendare “Gran Turism”. Kalimi nga realiteti virtual në prodhimin industrial i prototipit ka qenë kompleks. Zhvilluesit e Polyphony Digital kanë punuar në bashkëpunim të ngushtë me qendrën e dizajnit londinez të Nissan-it dhe me Technical Center në Japoni, e cila ka dashur më së shumti ndërtimin e kësaj super makine të së ardhmes.
A do të bëhet realitet? Askush nuk mund ta thotë, por të paktën dimë me siguri se projekti i ka hedhur hapat e para. Përpara se të dalë në qarkullim, Nissan Concept 2020 do të provohet nga të pasionuarit e lojës. Në korrik do të mbërrijë versioni i 6 dhe me siguri që do të jetë një shkarkim i fuqishëm adrenaline. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





