Transmetuar më 01-07-2014, 22:51

Ndonëse sot më 1 korrik ishte njoftuar nga autoritetet se tuneli do të rihapej pas afro një javë mbylljeje, kjo nuk ka ndodhur.
Dhe në Kërrabë tek ish rruga nacionale Tirane-Elbasan, ku makinat detyrohen të rikthehen pas kaq muajsh, ka ndodhur një aksident, që ka lënë të plagosur një shtetas nga Franca.
Aksidenti ndodhi mbrëmjen e sotme rreth orës 22.30, i thanë agjencisë noa.al, burime nga policia e Tiranës.
Sipas policisë makina me të cilin ai po udhëtonte ka dalë nga rruga duke shkaktuar plagosjen e shtetasit francez. /a.c/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





