
Tiranë, 1 korrik 2014, NOA.al- Kryeministri i vendit, Edi Rama, u shpreh gjatë mbledhjes së grupit të miqësisë me Italinë se ky grup po bëhet urë këmbimesh të dëshiruara mes dy vendeve.
Ai tha gjatë fjalës së tij se “ne jemi këtu për tu bashkuar dhe të ndërtojmë një urë të re me anën tjetër të detit”. Sipas Ramës, vetë takimi i këtij grupi në këtë ditë, pas marrjes së statusit të vendit kandidat të Shqipërisë, të cilin ai e cilësoi si moment historik dhe marrjes së Presidencës së BE-së nga Italia, ka një kuptim të pandashëm me afrimin tonë me Italinë dhe Europën përmes Italisë.
“Duhet të veprojmë me më shumë kreativitet dhe këmbëngulje për tu bashkuar me anën tjetër të detit. Italia e Matteo Renzit është një shans i madh dhe i ri për Europën dhe Shqipërinë. Energjia pozitive që është krijuar nga të dyja anët me presidencën italiane në BE duhet shfrytëzuar shumë. Kjo po bëhet ura e arritjes së shumë këmbimeve të dëshiruara mes nesh. Ky grup për të cilin i shkon shprehja “me mirë vonë se kurrë” nuk duhet të mjaftohet se marrëdhëniet mes nesh janë të mira, por duhet të jenë edhe shumë më të mira”, tha Kryeministri Rama
Ai shtoi se nëse përfshirja e tij në këtë grup do të ndihmonte në përmirësimin e marrëdhënieve, ai do të jem i gatshëm të bëjë gjithçka dhe përfundoi duke thënë se “ndonjëherë, kur bëhet vonë, shijon më shumë”. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





