
Ky është horoskopi për ditën e mërkurë, 2 korrik 2014 që NOA.al sjell për ju. Mundohuni mos të abuzoni me fuqinë që keni në interes të qëllimeve personale. Kjo mund të jetë e dëmshme për ju dhe me pasoja negative. Gjatë kësaj periudhe rrethanat mund të jenë më të forta se dëshira juaj dhe kjo do të bëjë që ju të ndryshoni vendimet e marra.
Dashi
Duhet të bëni kujdes në lidhje me gjendjen tuaj ekonomike dhe financiare nuk është aspak e favorshme. Duhet të nisni të vlerësoni duhet të përfundoni ditën duke kursyer para për diçka në mënyrë që të mund të blini diçka tjetër më të rëndësishme. Momentalisht do t’i thoni “jo” disa propozimeve, pasi nuk do të doni t’i keni borxhe morale askujt.
Demi
Pavarësisht se sa shumë do të doni të argëtoheni, sot do t’i thoni “jo” shumë mundësive të mira për tu shpërqendruar. Arsyeja e refuzimeve të njëpasnjëshme do të jetë dëshira juaj për të qenë pranë familjes dhe për të plotësuar sa më shumë nevojat e tyre.
Binjakët
Do të doni të bëni gjëra që nuk i keni bërë më parë, por nuk do të jetë e mundur për ju sot. Dhënia pas argëtimit dhe kënaqësive do të ndryshojë tërësisht marrëdhënien tuaj me punëdhënësit apo persona të tjerë që kanë shumë ndikim financiar dhe ekonomik tek ju.
Gaforrja
Do t’ju rritet oreksi për manifestim vetëm në ambiciet personale. Bëni mirë të kryeni veprime për të cilat nuk do të pendoheni në të ardhmen. Ndoshta tani nuk jeni duke u kujdesur vetëm për veten, por edhe për të afërmit, të cilët do t’jua shpërblejnë.
Luani
Vendosmëria që ju do të tregoni gjatë kësaj dite do të bëjë që të humbisni vetë besimin. Dëshira që keni për të qenë të suksesshëm do të kalojë çdo kufij dhe do të mbështetet në baza serioze. Bëhuni më shumë të shoqërueshëm dhe mos mendoni gjithmonë negativisht.
Virgjëresha
Nëse dje ishit të aftë të lëviznit edhe malet për të arritur qëllimet tuaja, gjatë kësaj dite nuk dot jeni aspak të entuziazmuar dhe nuk do të lëvizni as gishtin më të vogël për të realizuar planet tuaja. Do të doni të rrini në qetësi dhe të fitoni kohën që keni humbur dhe orët e munguara të gjumit. Do të jeni pasionantë në dashuri dhe të përgjumur në punë.
Peshorja
Edhe nëse nuk do të keni shumë para, nuk do të kërkoni ndihmën e të tjerëve duke kaluar kështu nëpër një situatë të vështirë. Në këtë mënyrë dot rrezikoni të ngeleni pa gjë, ndaj, ajo që këshillohet është të nisni një punë të re ose të pranoni idetë këshilluesve të disa personave. Bëni kujdes me stresin dhe ankthin.
Akrepi
Ju duhet të përcaktoni se cili është kufiri mes interesave tuaja dhe të të tjerëve, në të kundërt, të tjerët do të bëjnë në vendin tuaj. Do të jetë një ditë shuam e mirë për të diskutuar mbi qetësinë shpirtërore dhe kushtet financiare.
Shigjetari
Është koha që ju të mbështesni ndjenjat tuaja duke vepruar. Nuk nevojitet vetëm talenti dhe frymëzimi ato çka ju duhen që të ktheni ëndrrat në realitet, por duhet edhe mbështetja financiare. Ndoshta një udhëtim për mundësi edukimi do t’ju ndihmojë të kurseni.
Bricjapi
Dëshirat tuaja kanë nevojë për kohën e tyre që të kthehen në realitet ndërsa ëndrrat duan edhe më shumë kohë dhe punë për tu realizuar. Gjithsesi kjo nuk është një arsye për tu mërzitur apo trishtuar. Mos humbni besimin në aftësitë tuaja. Idetë tuaja dhe kapaciteti psikologjik do të jetë i gatshëm të suportojë gjithçka sot.
Ujori
Ambicia juaj në dashuri dhe në kreativitet do të jetë në kundërshtim me interesat familjare, vlerat dhe stilin tuaj të jetesës. Mund të keni probleme me partnerin ose debate të shumta në familje. Mos mendoni se do të zgjidhni problemin duke marrë masa ekstreme.
Peshqit
Situata juaj financiare nuk ka për të qenë dhe aq keq, por gjithsesi, yjet nuk ju këshillojnë të shpenzoni para pa masë. Nuk duhet të mbështeteni tek ndihma dhe bujaria e miqve, familjarëve apo kolegëve. Duhet të merrni situatën në dorë dhe të nxirrni nga gjendja ku ndodheni veten dhe familjarët. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





