Transmetuar më 01-07-2014, 18:48

Kush thotë që futbolli është tokësor, sporti më i ndjekur i planetit thyen edhe kufijtë e hapësirës, ku astronautët harruan për disa momente punën intensive në stacionin ndërkombëtar hapësinor duke u përqëndruar te Botërori, Brazil 2014.

Edhe pse përballja Gjermani-SHBA u zhvillua disa ditë më parë, NASA publikon pamjet e asaj, duke treguar se çfarë ka ndodhur në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor mes panelit të ndarë të astronautëve.

Amerikanët Steve Sëanson dhe Reid Wiseman vendosën një bast me kolegun e tyre gjerman Alexander Gerst. Tashmë historia dihet, Gjermania fitoi ndeshjen, por kurioziteti mbetet rreth bastit të vënë mes astronautëve.

Sëanson dhe Wiseman premtuan se do të rruanin kokën nëse SHBA do ta humbiste këtë takim, dhe ja ku jemi disa ditë më pas me stilin e ri të flokëve.

Ata shfaqen në dhomën e misionit të kontrollit me flokë të qethur dhe dukshëm të zhgënjyer për humbjen e bastit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit