Transmetuar më 01-07-2014, 17:41

Gjatë kohës që ishte me pushime në kamp, amerikani Mark Philips është ndierë shumë i lodhur pasi i duhej të ngrinte dhe të lëvizte shpesh sa në një vend në një vend tjetër, shishet e rënda me alkool.

Duke qenë i dëshpëruar dhe në  një gjendje pa rrugëzgjidhje, ai krijoi Palchool, që është alkool në pluhur, duke krijuar një sistem për të shndërruar alkoolin në pluhur, në mënyrë që të mund ta merrte kudo me vete dhe të mos lodhej.

Në këtë mënyrë, ai kishte mundësinë të merrte alkoolin e tij të preferuar kudo, pa pasur frikën e thyerjes së shishes. Palchol mund të përdoret edhe për të shndërruar një kokteil joalkoolik në alkoolik. Ka pluhura të ndryshme dhe me shije sipas dëshirës së personave. Gjithë pijet alkoolike më të konsumuara gjenden në pluhur. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit