
Pas publikimit të disa videove në rrjetë të ndryshme sociale, disa persona janë shoqëruar në polici. Bëhet fjalë për video, në të cilat tregohet një krijesë me ngjyrë rozë të lëkurës, e cila ka pamjen e fytyrës të ngjashme me një njeri, ndërsa sa i takon trupit të tij, është një derrkuc.
Kjo video është realizuar në qytetin Laos në Vietnam. Personi i cili hodhi videon në internet tha se krijesa lindi me fytyrën e njeriut dhe me turirin pak të zgjatur, si një derrkuc. Krijesa me pamje të çuditshme trembi shumë persona. Disa sugjeruan që të bëhej ADN-ja e krijesës për të zbuluar se çfarë lloji i përkiste.
Të tjerë mendojnë se ky mund të jetë rezultat i kryqëzimit të një njeriu me një kafshë të tillë dhe nëse kjo gjë vërtetohet, personi duhet ndëshkuar për këtë kafshëri. Se çfarë është dhe përse është krijuar i tillë, ngelet që ta thotë shkenca. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





