Transmetuar më 01-07-2014, 17:07

Nuk është hera e parë që ekspertët vendosin gishtin kundër sheqerit dhe me sa duket, tashmë nuk keni arsye më të mirë për ta eliminuar, pasi bëhet fjalë për shëndetin e lëkurës tuaj.

Sipas një studimi të fundit, personat që kanë nivel më të lartë se mesatarja të glukozës, duken më të moshuar se ata që evitojnë sasitë e mëdha të sheqerit. Karbohidratet e thjeshta si sheqeri i bardhë, buka e bardhë dhe pijet e gazuara shkaktojnë rritje të nivelit të insulinës, e cila shkakton dëme të mëdha në organizëm.

Kjo ka të bëjë me prodhimin e një enzime e cila është e aftë të shkatërrojë proteinat që janë të lidhura me elasticitetin e lëkurës. Pa prodhimin e këtyre proteinave, në lëkurë shkaktohen rrudha dhe çarje. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit