Transmetuar më 01-07-2014, 16:32

Nëse topi do të kishte përfunduar edhe pak centimetra poshtë traversës së portës së Julio Cezar, Kili do të kishte arritur një rezultat historik dhe sot do të ishte duke menduar për çerekfinalet e Botërorit.

Një kujtim që mund të përndjekë çdo sulmues gjatë gjithë karrierës, sidomos kur edhe gjuajtjet e 11-metërshave vendosin për eliminimin e skuadrës që përfaqëson.

Por nuk është ky rasti i Mauricio Pinillas.

Sulmuesit kilian, autorit të asaj goditjeje të pafat pak sekonda para vërshëllimës së gjyqtarit për përfundimin e kohës së rregullt, nuk i ka mbetur asnjë peng.

Përkundrazi, futbollisti i Cagliarit në Serinë A, ka vendosur të stampojë në trupin e tij atë moment që mund të kishte ndryshuar historinë e përfaqësueses së tij.

Me mendimin për ta përjetësuar atë çast, Pinalla e ka bërë tatuazh në shpinë, me mesazhin: “Vetëm një centimetër larg lavdisë.”

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit