
Tashmë e dimë të gjithë se një pjesë të madhe të kohës sonë e kalojmë nën presion dhe detyrimisht krijohet stres brenda nesh, i cili shkarkohet ose mblidhet në fund të ditës tek të gjithë ne. Mirëpo nuk mund të lejojmë në asnjë mënyrë që stresi të na prisjhë një nga aktivitetet, ose më saktë të themi, proceset jetësore më të rëndësishme të jetës sonë, siç është gjumi. Për të fjetur të qetë edhe kur jemi të stresuar, ju japim 8 këshilla:
1. Pakësoni sasinë e kafeinës që hyn në trupin tuaj, veçanërisht pas orës 18 të mbrëmjes.
2. Relaksohuni duke munduar të largoni mendjen nga aktiviteti i përditshëm.
3. Frymëmarrja e duhur bën mrekulli. Merrni frymë thellë dhe me një periodë të caktuar.
4. Mos hani para se të flini. Hajeni darkën më herët, që deri sa të vijë koha e gjumit, të jetë gjysmë e tretur.
5. Trajtoni mendjen tuaj nga largimi i stresit. Në rast se niveli i stresit është i lartë tek ju, këshillohet edhe një vizitë tek mjeku
6. Bëni një dush të nxehtë para gjumit. Ju hap poret e trupit dhe ju heq si me dorë lodhjen.
7. Lexoni para gjumit. Nuk ka aktivitet më të mirë që ju stimulon gjumin.
8. Shmangni dritën në dhomën e fjetjes. Normalisht dhe logjikisht, nëse doni të flini dhe nuk zgjidhni të lexoni një libër, atëherë fikini të gjitha dritat, ose të paktën, ulni ndriçimin e tyre. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





