Transmetuar më 01-07-2014, 13:35

Tiranë, 1 korrik 2014, NOA.al- Martin Schultz është zgjedhur për të dytën herë si President i Parlamentit Europian.
Ky lajm ka sjellë reagimin e Kryeministrit Edi Rama, i cili shkruan në profilin e tij në Twitter, “Martin Schultz, mik i mirë i socialistëve e progresistëve shqiptarë e gjithashtu mik personal, u zgjodh President i Parlamentit Europian. Lajm i gëzuar”.
Schultz bëhet Presidenti i parë i Parlamentit Europian, i cili merr dy mandate njëri pas tjetrit në krye të këtij institucioni./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





