Transmetuar më 01-07-2014, 11:32

Ky vendim garanton edhe shtetasit shqiptarë, sepse fluturimet për dhe nga Italia, të kompanisë Fly Albania mbulohen nga avionët e New Livingston

Enti Kombëtar për Aviacionin Civil në Itali, ka vendosur dje pasdite që t’i rikthejë licencën e transportit ajror, kompanisë së fluturimeve New Livingston S.p.A. pasi ia kishte pezulluar disa ditë më parë më 25 qershor, për çështje të natyrës financiare.

Vendimi, konfirmoi ENAC, erdhi pasi iu bë një analizë dokumenteve të ofruara nga kompania që rezultuan me të dhëna pozitive. /a.c/noa.al/

New Livingston konfirmon vazhdimësinë

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit