

Raporti seksual është gjithmonë i rrethuar nga misteri dhe frika, por janë disa gjëra që kushdo duhet ti dijë para se të mbushë 20 vjeç, gjëra të cilat mund të ndihmojnë për ta përjetuar më mirë raportin seksual, më të qetë dhe pa ankth.
Bëni dashuri me dikë që doni- Nuk ka asgjë të keqe të bëni dashuri me dikë që sapo e njihni, por është e provuar shkencërisht se të bërit dashuri me personin që dashuroni e bën raportin më të kënaqshëm.
Puthja është tregues– Nëpërmjet puthjes mund të mësohet se si do të jetë partneri në shtrat, kështu që mos e anashkaloni këtë pjesë.
Masat mbrojtëse– Asnjëherë mos e nisni aktivitetin seksual, pa qenë të informuar për masat mbrojtëse, në mënyrë që të shmangni sëmundjet seksualisht të transmetueshme dhe shtatzënitë e padëshiruara.
Pasioni pas pak kohësh bie– Është mirë që të jeni të përgatitur se pasioni i fillimit zbehet me kalimin e kohës. Gjithsesi mjafton që ju të përdorni disa stimuj për ta mbajtur të gjallë.
Jemi perfekt, të shëndoshë apo të dobët qofshim– Mos lini që pasiguritë në trupin tuaj, ta bëjnë raportin seksual të keq. Ju jeni të mrekullueshëm, pavarësisht përmasës trupore.
Nuk ka manual udhëzimesh– Në raportin seksual nuk ka një manual fiks udhëzimesh, çdo gjë ndodh bazuar në pasion dhe kuriozitet.
Me kalimin e viteve seksi bëhet më i komplikuar– Nisin komplikimet në punë, problemet familjare e psikologjike. Më mirë shijojeni sa jeni të rinj.
Mund t’iu duhet edhe viagra– Që të gjithë mendojnë se nuk do kenë nevojë për stimuj seksual, por me kalimin e viteve mund të ndodh që të kërkoni ndihmën e pilulës blu./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





