






Mund të ironizohet me historinë e një personazhi si babai i revolucionit rus, si Lenini? Përgjigja është “burimi i së ardhmes”, një statujë provokuese e dy artistëve polakë, burrë dhe grua, e vendosur në Cracovia, lagje simbol e epokës komuniste.
“Pissing Lenin” është një statujë e vogël rreth 68 centimetra e gjatë, e krijuar nga Malgorzata Szylowska dhe Bartoz Szdlowski, pranë teatrit Laznia Nowa.
“Jemi munduar të japim një pamje qesharake dhe surreale të së kaluarës, duke treguar se mund të lëmë pas shpine atë të kaluar, duke qeshur paksa”, thanë autorët e veprës. Kjo skulpturë bënë pjesë në festivalin që ekspozon punime të artistëve në Cracovia të Polonisë./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





