



Quhet Sweetie, dhe ka karakteristikat e një vajze nga Filipinet rreth 10 vjeç, dhe njëlloj si një fëmijë normal, arsyeton dhe reagon. Por nuk është e reale, është një modele dixhitale e përdorur në adresat e chat-it për të “kapur” pedofilët dhe perversët.
Kjo nismë është e divizionit holandez Terre des hommes, një organizatë që lufton për të drejtat e të miturve.
Imazhi i Sweetie ka qenë i pranishëm për më se dy muaj në chat-e të ndryshme. Rezultatet ishin vërtetë të frikshme, vajza u kontaktua plot 285 herë në ditë nga ngacmues seksualë, të cilët shprehën interesa të qarta seksuale ndaj saj.
Ishin të shumtë ata që i kërkuan Sweetie që të ndizte kamerën në mënyrë që ta shikonin të zhveshur, dhe shumë të tjerë ofruan para për ta parë pa rroba dhe për të kryer akte të turpshme në mënyrë virtuale./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





