Transmetuar më 01-07-2014, 08:30

Për të pasur një lëkurë të qetësuar, të hidratuar dhe për të parandaluar rrudhat, mjafton që të bëni herë pas here një maskë të thjeshtë dhe natyrale.

Lani një kokërr molle dhe priteni në copa duke eliminuar farat. Shtoni katër lugë pana dhe një lugë mjaltë. Të gjithë këta përbërës përziejini në mikser.

Këtë maskë aplikojeni pasi fytyra të jetë plotësisht e pastër dhe mbajeni për rreth 20 minuta, në mënyrë që të veprojë.

Në përfundim shpëlajeni mirë fytyrën me ujë të bollshëm në mënyrë që të mos ngelen mbetje.

Këshillohet që gjatë kohës që të keni maskën e vendosur në fytyrë të rrini shtrirë dhe të mos lëvizni./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit