
Tiranë, 29 qershor 2014, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e diel, 29 qershor 2014.
Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor, “Projektligji, Qeveria vendos taksë të re për automjetet. Taksë edhe celularëve”.
Tituj të tjerë janë; “Kreu i SHISH lë në Prokurori dosjen për vrasjen e Santos”.
“Rama dhe Basha festa të ndara me muzikë klasike për statusin”.
“Lazarat, dasëm në fshat pas dy javësh luftë”.
Gazeta “Shekulli” hapet me shkrimin kryesor; “Ndryshon sigurimi i shëndetit. Ndryshon ligji, përcaktohet mënyra e pagesës edhe për të vetëpunësuarit”.
Tituj të tjerë janë; “Lehtësohet barra fiskale për bujqësinë”.
“Zgjedhjet, PD-në e Korçës e merr i preferuari i Bashës”.
“Vrasja e Santos, pyetet vëllai i “baronit” të drogës Kujtim Çela”.
“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor, “Vëllai i “baronit” të drogës Kujtim Çela pyetet për vrasjen e Santos”.
Tituj të tjerë janë; “Ambasadori i Bullgarisë: Krim i shëmtuar, shteti ka për detyrë të zbardhë ngjarjen”.
“Provimet me zgjedhje, shtyhet dalja e rezultateve”.
Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor, “Sytë nga Prokuroria dhe Policia e Shtetit. Pas vrasjes së Azem Hajdarit, ky është hetimi më i madh që është ndërmarrë ndonjëherë në Shqipëri. Janë përfshirë në hetime edhe Shërbimet Sekrete, si dhe është kërkuar bashkëpunimi i palës kosovare dhe Interpolit”.
Tituj të tjerë janë; “Meta: Sfida jonë, anëtarësimi në BE”.
“Rama: Shqipëria, aset i vyer i Europës”.
“Fillon Ramazani, politika uron besimtarët myslimanë”.
Gazeta “Shqip” çelet me shkrimin kryesor, “Milionat e kupolës së drejtësisë. Pasuritë e deklaruara nga anëtarët e KLD”.
Tituj të tjerë janë; “Vrasja e Santos, pyetet Kujtim Çela vëllai i “baronit” të drogës”.
“Presidenti Nishani bojkoton ceremonitë për statusin e vendit kandidat, PD festë më vete”./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





