Transmetuar më 28-06-2014, 09:40

Nëse një ditë alienët do të zbarkojnë në planetin tonë me siguri që Rusia do të jetë vendi i përzgjedhur për tu ulur dhe për të vizituar të parin.

Pas lajmeve për UFO të vëzhguar në Siberi, është publikuar edhe lajmi i kësaj gruaje që ka ruajtur një kufomë jashtëtokësori në frigoriferin e saj për dy vite me radhë. Marta Yegorovnam nga qyteti Petrozavodsk ka bërë edhe disa foto për të vërtetuar ekzistencën e tij.

Ky trup është marrë nga Marta pasi një disk fluturues u rrëzua në afërsi të shtëpisë së saj në vitin 2009. Në gusht të këtij viti nga Rusia erdhi edhe një video ku tregohej një alien i vdekur, i gjendur në Irkutsk (rajon i Siberisë), por dy studentët që lajmëruan gjetjen bënë të ditur më vonë se jashtëtokësori ishte vetëm një krijim i tyre.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit