Transmetuar më 17-06-2014, 21:30

Zorra e hollë luan një rol shumë të rëndësishëm në organizmin e njeriut. Ajo ka pjesën më të rëndësishme të tretjes, thithjes dhe transportit të lëndëve ushqyese në organet e tjera. Gjithashtu ajo prodhon enzima që shpërbëjnë ushqimin. Duke ndjekur disa këshilla ju do të ruani një shëndet sa më të mirë të zorrës së hollë.

Dieta e duhur

Ushqyerja e mirë është ekuivalenti i shëndetit të mirë të organeve të trupit tonë. Kjo është arsyeja pse ruajtja e një diete të mirë garanton një shëndet të mirë për zorrën e hollë. Dieta e duhur ndihmon tretjen. Moderimi është çelësi. Konsumi i ushqimeve që kanë përmbajtje të lartë fibrash ndihmon në lëvizjet peristaltike, por gjithashtu është e pa shëndetshme që të konsumoni vetëm nga këto lloj ushqimesh. Frutat dhe perimet janë gjithashtu shumë të mira për zorrën e hollë.

Konsumoni sa më shumë ujë, i cili ka një rol shumë të rëndësishëm në pastrim e rrugëve të tretjes.

Bëni sa më shumë ushtrime, pasi jo vetëm përmirësojnë formën tonë fizike por përmirësojnë edhe funksionet e organeve tona si dhe shëndetin tonë të përgjithshëm.

Përtypni mirë pasi kur ushqimi përtypet mire, forma fizike zhduket duke lehtësuar procesin e tretjes. Trupi përdor më pak energji për të tretur. Për më tepër, ushqyesit e ndryshëm nga ushqimet që përdorim shpërhapen më shpejtë nga ushqimet e përtypura më mirë./a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit