Transmetuar më 11-06-2014, 15:55
Sarajevë, 11 Qershor 2014 – Takimi i 6-të Vjetor i Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal (RCC) do të mbahet në Bukuresht, Rumani në 19 Qershor 2014. Nga ky takim pritet shqyrtimi i raportit të Sekretarit të Përgjithshëm të KBR mbi Bashkëpunimin Rajonal në Evropën Juglindore 2013-2014, si dhe vlerësimi i implementimit të Strategjisë dhe Programit të Punës së KBR për vitet 2011 – 2013. Takimi Vjetor do të paraprihet nga Takimi i Parë i Bordit Drejtues të KRB për Strategjinë e 2020 për Evropën Juglindore. Raporti Bazë për Evropën Juglindore 2020: Drejt Rritjes Rajonale, gjithashtu edhe Arritjet e Evropës Juglindore 2020 (treguesit për monitorimin e Strategjisë) do të paraqiten në këtë takim. Bordi duke pasur parasysh arritjet e deritanishme, do të botojë një guidë për politikat e implementimit. Takimi vjetor i KBR do të drejtohet gjithashtu edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i KBR Goran Svilanoviç dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Rumanisë, Titus Korlatçan (aktualisht drejtues i Proçesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore). Në këtë takim do të diskutohen zhvillimet në bashkëpunimin rajonal në Evropën Juglindore në kuadrin e punës së KBR, implementimi i Strategjisë së KBR dhe Programit të Punës 2014-2016 si dhe Strategjia 2020 për Evropën Juglindore nga KBR. Takimi Vjetor organizohet në bashkëpunim me Drejtorinë Rumune të Procesit të Bashkëpunimit për Evropën Juglindore dhe Sekretariatin e KBR. Ai mbahet paralelisht me Takimin Formal të Ministrave të Jashtëm të Procesit të Bashkëpunimit për Evropën Juglindore dhe Samitit të Drejtuesve të Shtetit dhe Qeverive të Procesit të Bashkëpunimit për Evropën Juglindore. Kameramanët dhe fotografët janë të ftuar në hapjen e Takimit Vjetor ditën e Enjte 19 Qershor 2014, ora 16:00, ndërkohë gazetarët si edhe kameramanët janë të ftuar të marrin pjesë në konferencën për shtyp të Ministrit të Punëve të Jashtme të Rumanisë, Titus Korlatçan dhe drejtuesit të Procesit të Bashkëpunimit për Evropën Juglindore në orën 16:30, në sallën e Konferencave “Le Diplomat” të Hotel Athénée Palace Hilton, Rr.Episcopei 1-3, Distrikti 1, Bukuresht 010292, Rumani. Për akreditim ju lutemi dërgoni një e-mail tek [email protected] jo më vonë se data 18 Qershor 2014. *** Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal promovon bashkëpunim të ndërsjellë dhe integrimin Evropian dhe Euro-Atlantik të Vendeve të Evropës Juglindore në mënyrë që të mbështesë zhvillimin në rajon, në përfitim të popujve të këtij rajoni. KBR është i vendosur në Sarajevë, Bosnje-Hercegovinë. Pjesëmarrës në të janë 46 vende, organizata dhe institucione financiare ndërkombëtare. Kostoja e përcaktuar nga KBR për Strategjinë 2020 për Evropën Juglindore është e mbuluar nga fondi i Bashkimit Evropian.

Sarajevë, 11 Qershor 2014 – Takimi i 6-të Vjetor i Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal (RCC) do të mbahet në Bukuresht, Rumani në 19 Qershor 2014. Nga ky takim pritet shqyrtimi i raportit të Sekretarit të Përgjithshëm të KBR mbi Bashkëpunimin Rajonal në Evropën Juglindore 2013-2014, si dhe vlerësimi i implementimit të Strategjisë dhe Programit të Punës së KBR për vitet 2011 – 2013.

Takimi Vjetor do të paraprihet nga Takimi i Parë i Bordit Drejtues të KRB për Strategjinë e 2020 për Evropën Juglindore. Raporti Bazë për Evropën Juglindore 2020: Drejt Rritjes Rajonale, gjithashtu edhe Arritjet e Evropës Juglindore 2020 (treguesit për monitorimin e Strategjisë) do të paraqiten në këtë takim. Bordi duke pasur parasysh arritjet e deritanishme, do të botojë një guidë për politikat e implementimit.

Takimi vjetor i KBR do të drejtohet gjithashtu edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i KBR Goran Svilanoviç dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Rumanisë, Titus Korlatçan (aktualisht drejtues i Proçesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore). Në këtë takim do të diskutohen zhvillimet në bashkëpunimin rajonal në Evropën Juglindore në kuadrin e punës së KBR, implementimi i Strategjisë së KBR dhe Programit të Punës 2014-2016 si dhe Strategjia 2020 për Evropën Juglindore nga KBR.

Takimi Vjetor organizohet në bashkëpunim me Drejtorinë Rumune të Procesit të Bashkëpunimit për Evropën Juglindore dhe Sekretariatin e KBR. Ai mbahet paralelisht me Takimin Formal të Ministrave të Jashtëm të Procesit të Bashkëpunimit për Evropën Juglindore dhe Samitit të Drejtuesve të Shtetit dhe Qeverive të Procesit të Bashkëpunimit për Evropën Juglindore.

Kameramanët dhe fotografët janë të ftuar në hapjen e Takimit Vjetor ditën e Enjte 19 Qershor 2014, ora 16:00, ndërkohë gazetarët si edhe kameramanët janë të ftuar të marrin pjesë në konferencën për shtyp të Ministrit të Punëve të Jashtme të Rumanisë, Titus Korlatçan dhe drejtuesit të Procesit të Bashkëpunimit për Evropën Juglindore në orën 16:30, në sallën e Konferencave “Le Diplomat” të Hotel Athénée Palace Hilton, Rr.Episcopei 1-3, Distrikti 1, Bukuresht 010292, Rumani. Për akreditim ju lutemi dërgoni një e-mail tek [email protected] jo më vonë se data 18 Qershor 2014.

***

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal promovon bashkëpunim të ndërsjellë dhe integrimin Evropian dhe Euro-Atlantik të Vendeve të Evropës Juglindore në mënyrë që të mbështesë zhvillimin në rajon, në përfitim të popujve të këtij rajoni. KBR është i vendosur në Sarajevë, Bosnje-Hercegovinë. Pjesëmarrës në të janë 46 vende, organizata dhe institucione financiare ndërkombëtare.

Kostoja e përcaktuar nga KBR për Strategjinë 2020 për Evropën Juglindore është e mbuluar nga fondi i Bashkimit Evropian.