



31 vajza nga anë e kënd Shqipërisë dhe trevave shqiptare do të garojnë këtë fund qershori për kurorën e më të bukurës. Nga 240 kandidate janë zgjedhur më të bukurat, starti i të cilave nis me çeljen e turin e zakonshëm të Miss Shqipëria.
Është kryer përzgjedhja e parë e vajzave që do të konkurrojnë në edicionin e 16-të të konkursit “Miss Shqipëria 2012”.
Përgjatë ditëve, 23-26 maj, grupi organizator i “Deliart Association” ka kryer seleksionimin, të 240 kandidaturave të paraqitura për spektaklin e këtij viti, prej të cilave janë përzgjedhur vetëm 31, të cilat nisin javën e dytë të qershorit rrugëtimin nëpër Shqipëri. Si çdo vit tjetër, edhe për këtë edicion, organizatorët janë programuar turin e bukurosheve nëpër pikat turistike dhe historike të vendit.
"Nga të gjitha prurjet dhe regjistrimet që kanë ardhur, mendojmë se do të ketë një pjesëmarrje shumë cilësore të vajzave në këtë eveniment", u shpreh producenti Petri Bozo, pas takimit me vajzat e përzgjedhura dhe prindërit e tyre, një takim i zakonshëm ku bëhen të qarta rregullat e pjesëmarrjes për të gjitha konkurrentet.
"Ka si gjithmonë edhe një shtrirje të gjerë gjeografike të pjesëmarrësve, ku sërish bien në sy vajza të lindura janë kufijve shqiptarë, por që dëshirojnë të jenë pjesë dhe, pse jo, të përfaqësojnë bukurinë shqiptare”, tha ndër të tjera ai.
Ndërkaq harta e udhëtime që i pret konkurrentet e këtij viti është e shtrirë nga veriu në jug, përgjatë të cilave organizatorët kanë planifikuar aktivitete të veçanta, minikonkurse, pjesë e formatit të Miss Shqipëria, dhe mbi të gjitha një prezantim të historisë së lashtë shqiptare.
Destinacioni i fundit i këtij udhëtimi, këtë vit është Kalaja e Ulqinit ku mbrëmjen e 27 qershorit, juria e përzgjedhur e spektaklit do të votojë për fituesen e këtij edicioni.
Këtë vit, për herë të parë në historinë e spektakleve shqiptare, Miss Shqipëria do të organizohet jashtë kufijve zyrtarë.
Producenti Bozo ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me kryetarin e komunës së Ulqinit, Fatmir Gjeka dhe nga datat 20-27 qershor bukuroshet shqiptare do të jenë mikeshat speciale të këtij qyteti.
Vitin e kaluar, Miss Shqipëria u organizua në parkun arkeologjik të Bylisit dhe fituesja e radhës ishte bukuroshja Fiorenza Lekstakaj, 17-vjeçarja e lindur në Firence të Italisë. Fituesja e Miss Shqipërisë përfaqëson në edicionin e radhës së "Miss Globe".
Konkurrentet në Miss Shqipëria 2014 (Emër, mbiemër, mosha, vendlindja, vendbanimi)
1 Donatella Duti 16 Itali- Tiranë
2 Anisa Petrela 19 Tiranë- Tiranë
3 Alda Lleshi 18 Fushë Arëz- Tiranë
4 Dajana Rungo 17 Korçë- Korçë
5 Daniela Kasa 21 Pukë- Tiranë
6 Kristi Pejo 20 Tiranë- Tiranë
7 Polikseni Patoku 16 Përmet- Përmet
8 Enxhi Vogli 20 Tiranë- Tiranë
9 Vilma Mjekra 19 Tiranë- Tiranë
10 Kristina Sevaj 18 Greqi- Tiranë
11 Nazike Bektashi 17 Ersekë- Tiranë
12 Sonia Piperi 16 Korçë- Korçë
13 Anxhela Papa 16 Përmet- Tiranë
14 Anxhela Vani 17 Burrel- Burrel
15 Vanesa Isaku 22 Tiranë- Tiranë
16 Sara Shehu 18 Tiranë- Tiranë
17 Anisa Blushi 19 Tiranë- Tiranë
18 Armela Hidri 17 Lushnje- Tiranë
19 Lindita Idrizi 17 Elbasan- Elbasan
20 Arlinda Bucaj 20 Pukë- Tiranë
21 Nensi Domnori 19 Shkodër- Tiranë
22 Abigela Tahiri 17 Vlorë- Tiranë
23 Altea Prenda 17 Durrës- Durrës
24 Mirvina Prushi 17 Tiranë- Tiranë
25 Xhulia Dedndreaj 16 Tiranë -Tiranë
26 Anxhela Laci 17 Tiranë- Tiranë
27 Orieta Lekaj 19 Tiranë- Tiranë
28 Lejla Kraja 20 Arizona- Tiranë
29 Fabiana Koxhaj 16 Skrapar -Tiranë
30 Liridona Peroviq 15 Ulqin- Ulqin
31 Vranina Mehmedoviq 16 Ulqin- Ulqin./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





