Transmetuar më 24-05-2014, 18:31

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij zyrtare, pamje të kryeministrit aktual Edi Rama, krejt lakuriq, duke censuruar pjesën intime.

Fotoja i është bashkëngjitur një pamjeje të aktorit që luan në filmin “Borat”.

Berisha e ka justifikuar kështu, këtë publikim: “Borat i Tiranes viziton Kazakistanin! Iliri, gjimnazist nga Durrësi, një nga miqtë e mirë të rrjetit të FB tonë, me këtë titull dhe kompozim ka zgjedhur të përshëndesë vizitën e Ramës në Kazakistan. Ai më është lutur qe t’ju njoh dhe ju me të”.

E ndërkohë, ish kryeministri u kërkon njerëzve në rrjete sociale që fotoja lakuriqe e Edi Ramës të përhapet sa më shumë: Ju lutem postojeni tek miqtë tuaj në mbarë botën”, – bën thirrje Berisha.

Ish kryeministri, vitin e kaluar në një intervistë televizive pranoi për herë të parë se publikimi i fotove lakuriq të Edi Ramës kishte qenë i gabuar dhe i pafrytshëm. Berisha tha atëherë se nxjerrja e fotove lakuriq të Ramës në gazetat e djathta, nuk i shërbeu strategjisë elektorale.

Pamja lakuriq që Berisha sugjeron sot, është e Edi Ramës vite më parë në një plazh francez. /a.b/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit