








Shpesh ndodh që femrat të jenë në dilemë nëse një mashkull është duke flirtuar me to apo jo, ndonëse ka disa mënyra që mund të tregojnë interesin e tij. Ndërsa është e vështirë të lexoni gjuhën e trupit, bashkëngjitur sjellim 10 shenja që do t’iu ndihmojnë për të kuptuar nëse një mashkull po flirton.
Buzëqeshja e bukur– Një buzëqeshje e bukur është një shenjë e mirë për flirtim, dhe kjo është një nga shenjat më të sigurta se ai është i interesuar pas jush. Nëse shikoni që ai është i qeshur me ju, atëherë ekziston një mundësi e mirë për tu afruar dhe për të shfaqur interes. Nëse bëni të vështirën të jeni të sigurta se ai do jepet më shumë pas jush. Skuqen– Ndoshta mund t’iu duket e vështirë të flirtoni me djem të ndrojtur, kjo nuk i pengon ata të interesohen për ju. Nëse shikoni një djalë që është skuqur dhe iu shikon herë pas here, ai po tenton të flirtojë me ju. Megjithatë jo vetëm djemtë e turpshëm skuqen, por çdo mashkull që sheh një vajzë të bukur.
Kontakti me sy– Kjo është një shenjë pak e komplikuar, e cila kërkon vëmendje. Kontakti me sy ka shumë rëndësi pasi në varësi të kohës që një djalë iu fikson, ju kuptoni interesin e tij për ju. Nëse ai iu shikon më gjatë se një shikim rastësor por fiksohet pas jush, atëherë kjo është një shenjë e qartë flirtimi.
Iu vëzhgon me intensitet– Ndonjëherë meshkujt e fiksojnë një femër ndonëse ajo mund të mos e dijë. Fotografimi është shpesh një gjest i tillë. Mirëpo edhe nëse iu qeshni dhe ai s’ka lidhje me ju dhe qesh sërish, kjo tregon se po ndjek rrugën tuaj për t’iu tërhequr vëmendjen.
Duart në xhepa ose në mes– Nëse një mashkull qëndron duke iu parë, fut duart në xhepa ose i mban në mes, mund të jetë i interesuar për iu. Në këtë mënyrë ai po mundohet të tregojë se është një mashkull i vërtetë.
Prekje flirtuese– Nëse ai iu prek ashtu si padashur, kjo është një tjetër shenjë pëlqimi. Por kur diçka e tillë ndodh më shumë se si padashur, kjo është një shenjë e pastër nëpërmjet së cilës mashkulli kërkon shkak për të nisur bisedën me ju.
Pozicioni i kokës– Ka shumë rëndësi për të përcjellë sinjale nëse ai iu pëlqen. Nëse koka e një mashkulli është gjithë kohën e mënjanuar nga ju, ai është duke dëgjuar me vëmendje çdo fjalë që po thua. Vlerësojeni gjithmonë këtë situatë, pse jo hidhini një shikimi disi shkarazi.
Shmangia e shikimit– Ndonjëherë sytë tanë dridhen përballë asaj që shohin. Nëse interesi është më i madh atëherë qepallat e syve do të përpëliten më shpesh dhe ju do të shmangni shpesh shikimin. Nëse vini re te një mashkull shmangie të herë pas hershme shikimi, po e bën për tu dukur më interesant dhe për të tërhequr vëmendjen tuaj.
Vetullat e ngritura– Nëse një mashkull e ngre njërën vetull më shumë se zakonisht, ai iu pëlqen. Nëse sytë e tij duken pak më të mëdhenj dhe vetulla e tij është pak më e ngritur, kjo është një shenjë e qartë se po flirton.
Nervozizimi– Është një shenjë e pastër e interesit ndaj jush. Kjo gjë ndodh prej frkës që ai ka se si ju do të reagoni, por edhe sepse nuk di se si të nisë bisedën me ty./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





