Transmetuar më 16-05-2014, 17:50

Ka arritur të shkruajë një sms me 160 karaktere për vetëm 18.19 sekonda bë smartphonin e tij dhe ka arritur të fitojë në këtë mënyrë, Palmën si njeriu më i shpejtë në botë, që ka mundur të shkruajë një sms të plotë në një tastierë touch-screen

18 vjeçari brazilian Marcel Fernandes Filho ka hyrë në librin e rekordeve Guiness duke thyer  në New York rekordin e mëparshëm prej 18.44 sekondash. Djali nga Santa Caterina është i aftë të shkruajë 9 fjalë në sekondë. Kjo është arritur falë aplikacionit për tastierën, të quajtur Flesky.

Më poshtë po ju tregojmë se cila ka qenë fjalia që adoleshenti ka shkruar me smartfonin e tij, Samsung Galaksy S4 më 25 prill të këtij viti në New York. "The razor-toothed piranhas of the genera Serrasalmus and Pygocentrus are the most ferocious freshwater fish in the world. In reality they seldom attack a human".

Filho përmirësoi shpejtësinë e të shkruarit mesazhe, pasi shkatërroi monitorin e kompjuterit të tij, i cili nuk funksiononte mirë. Që nga ai moment nisi të përdorte aparatin smartphone për çdo gjë, deri sa arriti të thyejë rekordin botëror. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit