
Tiranë, 15 maj 2014, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e enjte, 15 maj 2014.
Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor, “Makina e drogës, karroatrecin në Divjakë e kërkuan dy persona”.
Tituj të tjerë janë; “Prokuroria të bëjë detyrën, Rama: Gati Byroja e Hetimit, do të bëjë policinë më të fortë”.
“Sot protesta, Basha: Nuk kërkojmë zgjedhje por largimin e Edi Ramës”.
“Lutje fetare në shtëpinë e “klerikut” të arrestuar, studentja; S’është faji i tij që abortova fëmijën”.
Gazeta “Shekulli” hapet me shkrimin kryesor; “Paguhen 2500 të përndjekur, dosjet e klasifikuara sipas kritereve ligjore”.
Tituj të tjerë janë; “Avioni i drogës, 4 orët e trafikut të dështuar në Divjakë. Policia e Shtetit publikon itinerarin tre ditor”.
“OSBE: Partitë politike të bëjnë transparencën e financimeve”.
Gazeta “Mapo” çelet me shkrimin, “Zbardhet enigma e dosjes së avionit. Ja si e siguroi lejen e fluturimit avioni “Piper”. Heshtja misterioze e pilotit italian. Kreu i policisë: E gjetëm avionin në Divjakë 21 minuta pas shkëputjes nga radari”.
Tituj të tjerë janë; “Debati për avionin, Luan Rama: Për këtë çështje s’ka vend për hartime dhe qëndrime emocionale”.
“Rama: Policia e Shtetit ishte një kotec gjigant mbushur me zyrtarë”.
“Protesta e PD, Basha: S’duam zgjedhje të reja, por largimin e Ramës”.
“PS-LSI rrëzon dekretin presidencial, Braho: Nishani të shkarkohet!
Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor, “Avioni i drogës, 55 orët në Shqipëri. Për fluturimin pa leje njoftoi Rinasi dhe komisariati i Policisë Lushnje”.
Tituj të tjerë janë; “Plani i PD, militantët protestë jashtë Parlamentit, deputetët brenda tij".
“Toponimet, Bushati: Pakti me Greqinë, model për të tjerët”.
Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor, “PD-PS, sot përballja e forcës tek Parlamenti. Ministria e Brendshme ka mobilizuar mijëra forca policie për të siguruar mos hyrjen në sallën e Kuvendit të protestuesve opozitarë. Berisha: Nuk do të lëmë asnjë “Eskobar” në sallën e Parlamentit”.
Tituj të tjerë janë; “Agron Duka: Nëse do kem ofertë për Durrësin do ta shikoj me seriozitet”./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





