
Kur djemtë mbushin 18 vjeç, zakonisht shenjë e burrërisë dhe pjekjes si mashkull shihet edhe prania e qimeve në fytyrë, pra mjekra.
Disa meshkuj nisin të kenë mjekër që në moshën 16 vjeç, në raste të tjera dhe më herët, kurse deri në të njëzetat, djemtë kanë mjekër.
Por ka djem që edhe pasi kanë kaluar këtë moshë, nuk kanë qime në mjekër ose kanë fare pak. Disa prej tyre arrijnë të kenë qime mbi dhe poshtë buzëve dhe rrallë në faqet dhe një pjesë të qafës.
Shumë djem pësojnë gjendje stresi dhe sikleti për shkak të këtij problemi.
Por, pse disa meshkuj nuk kanë mjekër?
Disa studiues kanë arritur të gjejnë përgjigjen e kësaj pyetjeje! Prania e qimeve në këtë zonë mashkullore kontrollohet nga testosteronet, hormonet mashkullore.
Megjithatë mbirja dhe qëndrueshmëria e tyre, varet jo vetëm nga këto të fundit, por edhe nga receptorët.
Për shembull dy burra mund të kenë sasi të njëjtë hormonesh, por njëri prej tyre mund të ketë më shumë mjekër për shkak të receptorëve që posedon. Por për çfarë receptorësh bëhet fjalë?
Në këtë rast janë disa struktura të cilat kanë për detyrë të ‘lidhin’ dhe të përdorin hormonet dhe ato janë të rëndësishme për funksionimin e këtyre të fundit.
Ndërkaq studiuesit i këshillojnë të gjithë meshkujve që nuk u rritet mjekra, t’i nënshtrohen analizave të gjakut.
Në këtë mënyrë ju do të dini si të zgjidhni problemin tuaj në rrugë mjekësore.
Kurse disa sugjerojnë përdorimin e një solucioni që gjendet në disa farmaci të mira, regaine. Ky solucion që gjendet kryesisht në formë spraj, përdoret më së shumti për të ndalur rënien e flokëve, por ai është një zgjidhje që nëse përdoret me orientimin e mjekut përkatës apo farmacistit profesionist. Kështu lyerja e pjesëve ku mungojnë qimet me këtë solucion, sipas recetës së përdorimit, shfaqe një herë e përgjithmonë qimet brenda një periudhe disajavore. /a.v/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





