
Tiranë, 7 maj 2014, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e Mërkurë, 7 maj 2014.
Gazeta “Panorama”, hapet me shkrimin, “Dalin përqindjet. Paratë e piramidave, kreditorët që përfitojnë.
-Opozita kërkon llogari për shkarkimet, mbron veten, vetëm Balla. Senatorët e PS, braktisin ministren Harito në Komisionin e Integrimit.
-Djali i Azem Hajdarit hyn në politikë, koordinator i PD në Tiranë.
“Gazeta Shqiptare” vë në fokus kryesor shkrimin, “ Paratë e Vefes në Greqi. Halimi: 8 milion euro tu kthehen kreditorëve.
-Basha fton të huaj në Shqipëri. Qeveria të bëjë gati terrenin.
-Del organika e re për zjarrfikësit në çdo qytet.
-Sherr me Mark Markun, Milo ikën nga komisioni “Opinion”. Ruçi vërejtje deputeteve: duhet të ishit në çdo rreth për 5 maj.
Gazeta “Shekulli”, hapet me shkrimin, “ Administrata ngrin punësimet. Ministria Harito zbulon punësimet. Nuk ka lëvizje, konkurset deri në qershor.
-Kthimi dhe kompensimi i pronave, hartë e re, vlera për çdo qark.
-Shpallen katër vende vakant tek AMA, opozita braktis mbledhjen.
Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor, “ Kodi i ri: Kush paguna del nga burgu
-Shtyhet dosja e Gjin Gjonit. Prokuroria: Nuk e hetojmë dot
Gazeta “Koha Jone”, hapet me shkrimin, " Ish-deputetja thotë se mund të blihet vota, por jo dinjiteti i njerëzve. Ledina Alolli: Basha na rikthen në Pushtet. Përgjegjësia për humbjen e PD-së bie në të gjithë strukturën vertikale të ish-qeverisjes, grupit parlamentar, strukturës së Partisë.
-E PABESUESHME/Mësuesit në Përmet detyrojnë nxënësit të nderojnë me grusht si “Pionerët e Enverit”.
-Emrat e 23 kompanive të karburanteve që abuzojnë ndaj qytetarëve.
-Erdogan, vizitë zyrtare në Shqipëri më 14 maj.
Gazeta “MAPO” ka si shkrim kryesor, “Rikthehen pionierët e Enverit. Debati për 5 majin / Deputeti i PS, Pandeli Majko reagon pas homazheve në varrezat e Dëshmorëve: Nderimi me grusht s’të bën komunist Partia Demokratike: Provokimet me fotot e Enverit, të papranueshme.
-Rrezikohen 80 mijë banesa në Tiranë. Ja kush mbetet jashtë legalizimit.
-Elsa Ballauri: Zhdukja e Bleonës, një turp i shoqërisë shqiptare.
-Flasin prindërit/ Monstra mbyti foshnjën, dyshime të forta mbi vjehrrin për atësinë.
Gazeta “Shqiptarja.com”, ka si kryeartikull, “Greket kërkojnë ushtrinë ne kufi te Çamërisë. Kryetari i partisë parlamentare greke “Grekët e Pavarur”, Panos Kamenos dhe Komuna e Filatit kanë kërkuar nga qeveria helene që të dërgojë trupa ushtarake në kufi me Shqipërinë.
-Grasso, presion Renzit për kamionët shqiptarë.
-Basha fut në garë koordinatorët, po prishen zgjedhjet.
-QSU, shefat me konkurs, kriteret e reja. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





