Transmetuar më 05-05-2014, 01:47

Geraldina Sposa prezantoi koleksionin e ri të fustaneve të nuserisë. Në pasarelën e sfilatës, që është kthyer në një eveniment të përvitshëm, u ngjitën emra të njohur të botës së artit, kulturës dhe televizionit.

Janë të njohura, të bukura dhe për pak ore kane prekur ëndrrën e çdo vajze. Veshur me fustane nusërie, modele dhe vajza te njohura te botes se spektaklit e televizionit kane prezantuar koleksionin e ri te “Geraldina Sposa”.

Me fustane që mbajnë firmën e Pronovias, Eli Sabb dhe stilisteve të tjerë me famë botërore, vajzat kanë sjellë modelet më të fundit të nusërisë.

Siç është bërë traditë nga “Geraldina Sposa” nusja e nderit për këtë vit ishte balerina Ambeta Toromani.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit