Transmetuar më 30-04-2014, 19:42

Tiranë,30 prill 2014, NOA.al- Pas deklaratës së bërë sot nga deputeti i PD-së, Keltis kruja, se një shef i task-forcës së INUK, Alket Hyseni, ka zaptuar pronën private të një qytetari në Golem, në mes të ditës dhe nën hundën e të gjithë institucioneve, ka ardhur edhe reagimi zyrtar i Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK).
Sipas INUK , shtetasi Alket Hyseni nuk ka asnjë funksion dhe nuk është në marrëdhënie pune me Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar.
Në deklaratën e saj, INUK siguron se do të vijojë të kryejë me përgjegjësi të plotë, si deri më tani, detyrat që i ngarkon ligji. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





