Transmetuar më 30-04-2014, 19:33

Kosovë,30 prill 2014, NOA.al- Zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë do të zhvillohen me 8 qershor. Sipas zyrtarëve të PDK-së tashmë gjithçka është vendosur dhe të enjten Kuvendi shpërndahet.
Liderët e partive politike janë takuar në Ambasadën amerikane në Prishtinë, ku kanë folur për vendimin rreth themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës. Në të njëjtën kohë, deputetët e pakicave kanë nisur takime për t’i bindur partitë e mëdha shqiptare për t’ua mundësuar vazhdimin edhe për një mandat të vendeve të rezervuara në Kuvend. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





