Transmetuar më 30-04-2014, 17:53

Elbasan, 30 prill 2014, NOA.al-  Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në qytetin e Elbasanit.

Policia informon se në lagjen “11 Nëntori”, ka mbetur i vdekur shtetasi Arben Çeta, 41 vjeç.

Sipas policisë, 41 vjeçari është person me precedent penal.

Vrasja e tij dyshohet të ketë ndodhur për motive hakmarrje. Në vitin 1997, ky shtetas është dënuar me 13 vite burg për vrasje.

Ndaj këtij shtetasi në 16 nëntor 2013 ka ndodhur një tjetër atentat në fshatin Labinot-Fushë pak kilometra larg qytetit Elbasan, ku mbeti i plagosur.

Policia thotë se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.   /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit