Transmetuar më 30-04-2014, 15:59

Një maskë ideale për gjithë ata njerëz që kanë fytyrë me yndyrë është ajo e përbërë nga kastraveci dhe veza.

Kastraveci dhe veza të përzier edhe me disa gjethe të freskëta borziloku garantojnë një lëkurë të shëndetshme dhe elastike, duke shmangur çdo gjurmë yndyre.

Një maskë e tillë ka nevojë për 1 kastravec, 5 gjethe borziloku të freskët si dhe një të bardhë veze.

Qërojeni kastravecin dhe priteni në copa, duke e bashkuar bashkë me gjethet e borzilokut të cilat duhet të përzjehen mirë në një mikser.

Ndërkohë veçoni të bardhën e vezës nga e verdha dhe pjesën e bardhë rriheni mirë deri sa të shkumëzohet.

Kur të jetë gati përzjeheni bashkë me kastravecin dhe borzikokun, deri sa të jetë bërë e gjitha një masë kremoze.

Më tej aplikojeni në fytyrë dhe mbajeni për 20 minuta. Në përfundim shpëlajeni fytyrën mirë me ujë të ftohtë të bollshëm dhe fshijeni me peshqir./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit