Transmetuar më 30-04-2014, 14:33

Berat, 30 prill 2014, NOA.al- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat, si pasojë e të cilës një 42 vjeçar ka gjetur vdekjen.

Bëhet fjalë për 42 vjeçarin Saimir Xhelili të cilin e ka zënë korrenti, gjatë kohës që vadiste në një serë perimesh dhe zarzavatesh.

Paraprakisht siç raporton Noa.al, gjithçka dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e defektit në pompën e ujit, duke i shkaktuar vdekjen 42 vjeçarit.

Nga ana e policisë thuhet se ngjarja ka qenë aksidentale, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e detajeve të saj./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit