


Hëna errësoi diellin në eklipsin e parë diellor për këtë vit, eklips i ndodhur gjatë ditës së djeshme, 29 prill.
Edhe pse ky eklips nuk u pa në të gjithë vendet e botës, ai u pa në Australi, ndërsa më të qarta pamjet e tij u panë në Antarktidë, ku u duk një unazë e zjarrtë në qiell.
Ndryshe nga eklipsi total, gjatë këtij eklipsi hëna ishte shumë larg Tokës, duke mos e fshehur dot të gjithë diellin, dhe për disa minuta krijoi një unazë të zjarrtë.
Por ky eklips dhuroi spektakël të veçantë vetëm për pinguinët, pasi ai u pa plotësisht vetëm në disa zona të Antarktidës, ndaj ai u pagëzua me ironi si “Penguin” Annular Solar Eclipse.
Ky eklips i cili ndodhi rreth orës 09: 45 me orën tonë, cilësohet si një eklips jo qendror, ku hija e hënës mbulon tokën./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





