Transmetuar më 30-04-2014, 12:16

Tiranë, 30 prill 2014, NOA.al- Ishte ndaluar në Itali për llogari të drejtësisë shqiptare, ndaj 36 vjeçari nga Vlora Romualdo Xhuvelaj, u ekstradua për në Shqipëri.

Ekstradimi i tij nga Milano e Italisë, u bë paraditen e sotme pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, në vitin 2012 ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të narkotikëve e kryer në bashkëpunim”.

I ekstraduari Xhuvelaj, dyshohet se më 7 nëntor të vitit 2012, në bashkëpunim me Dorjan Çela, Antonio Muho, Sokol Muho, Erjon Kasemi, Qazim Nebiu dhe Konstandin Shani, kanë tentuar të trafikonin nga Vlora drejt Italisë, një ngarkesë prej 1 ton e 115 kilokramë lëndë narkotike e llojit Canabbis Sativa.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën, në gusht të vitit 2013 Xhuvelaj, u arrestua në Itali, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit