Transmetuar më 30-04-2014, 10:25

Tiranë, 30 prill 2014, NOA.al- Një kryefamiljar ka denoncuar në polici ngacmimin seksual ndaj të birit.

I ati i fëmijës M.T., ka denoncuar në polici se ndaj djalit të tij 10 vjeçar me iniciale K.T., një person i paidentifikuar e ka ngacmuar seksualisht. Në denoncimin e tij burri ka thënë, se ngacmimi ka ndodhur nëpërmjet telefonit, “E merrte vazhdimisht në telefon dhe me fjalë nga më të pistat e ngacmomnte seksualisht, deri sa im bir më dha telefonin që ta dëgjoja gjithë çfarë i thuhej”.

Më tej ai ka thënë se për më tepër mund të zbardhen edhe bisedat telefonike, vetëm e vetëm që djali i tij të lihet i qetë.

Pas sinjalizimit për këtë rast nga ana e policisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit”./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit