Transmetuar më 30-04-2014, 08:13

Tiranë, 30 prill 2014, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e mërkurë, 30 prill 2014.

Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor, “Zgjedhjet në parti, mandati i Ramës në PS, Majko kundër Blushit”.

Tituj të tjerë janë; “Qeveria prezanton reformën në pensione, pagesë sociale dhe formulë e re përfitimi".

“Kushtetuesja zbardh vendimin, rrëzohen kompetencat e INUK”.

Gazeta “Shekulli” ka si shkrim kryesor, “Projekti i qeverisë, dy opsione për reformimin e sistemit të pensioneve”.

Tituj të tjerë janë; “Gramsh, rrëshqitja e dheut vret tre punëtoreë, plagosen dhe tre të tjerë”.

“Dosja e Prokurorisë, vrasja te “Ali Demi”, Ariel Zanka u qëllua nga disa persona”.

“Ilir Beqaj: Barnat më lirë, si ndryshojnë çmimet”.

Gazeta “Shqip” vë në fokus kryesor shkrimin, “Milionat e humbura në koncensione, raporti i KLSH: Vetëm më hidrocentrale dëmi është 6.8 milionë euro”.

Tituj të tjerë janë; “Gazsjellësi transadriatik, negociata me 20 mijë pronarë, sa do të paguhet për tokën”.

“Autonomi” brenda bashkive për fshatrat e minoritetti, propozimi i kryebashkiakëve: Të funksionojë sipas modelit të minibashkive”.

Gazeta “Mapo” çelet me shkrimin, “Kush përfiton dhe kush humbet/ Skema e re e pensioneve, 6.6 mijë lekë edhe për të papunët”.

Tituj të tjerë janë; “Art modern në vilën e Enver Hoxhës, fotot nga biblioteka e dhoma e gjumit”.

“Gjuaji, gjuaji!”; Prokuroria zbardh momentet e vrasjes së biznesmenit”.

“Pas dy atentateve, merret në mbrojtje komunari i Farkës”.

“Majko: Ka militantë të pakënaqur, të anulohet komisioni për ushtrinë”.

Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor, “Mungojnë 450 milionë dollarë për pensionet. Kryeministri Edi Rama: Mes kontributeve dhe pensioneve, krijohet një "gropë" e përvitshme prandaj nevojitet reforma”.

Tituj të tjerë janë; “Koncesionet, 6.8 milionë euro dëm ekonomik, asnjë person i penalizuar”.

“Kontrabandë me mallra ushqimorë, arrestohen policët dhe doganierët”.

“Tavo: Duhet trefishimi i buxhetit të Ministrisë për shëndetësi falas”./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit