Transmetuar më 29-04-2014, 22:25

Tiranë, 29 prill 2014, NOA.al- Ish-kryeministri Berisha ka pritur në një takim miqësore ambasadorin e Izraelit në Shqipëri z. David Cohen.

Në rrjetin e tij social facebook, ish-kryeministri shprehet se, “në këtë takim diskutuam gjerësisht lidhur me zhvillimet në vend, bashkëpunimin midis dy vendeve tona mike, potencialet e mëdha të këtij bashkëpunimi, interesin e biznesmenëve izraelit për Shqipërinë dhe investimet izraelite në vendin tone”.

Berisha shprehet se në takim u ndanë mendime të përbashkëta se Shqipëria meriton plotësisht statusin e vendit kandidat dhe shpresat janë reale për një vendim pozitiv në qershor. /e.gj.Noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit