Transmetuar më 29-04-2014, 21:46

Kosovë, 29 prill 2014, NOA.al- Në një ligjëratë të mbajtur sot me studentët e Departamentit të Shkencave Politike në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, me temën “Qasja pragmatiste e politikës së jashtme të Kosovës”, Hoxhaj ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të anëtarësohen në Bashkimin Evropian në ditën e njëjtë.

“Nuk mund të ketë normalizim të plotë të relacioneve Kosovë – Serbi pa e njohur Serbia shtetin e pavarur të Kosovës, por elita politike në Kosovë dhe lidershipi në Bruksel duhet ta kuptojnë se dy vendet duhet të anëtarësohen në BE në të njëjtën ditë”, ka thënë Hoxhaj. Noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit