
Greqi, 29 prill 2014, NOA.al- Sekuestrohet një pako bombë, e cila u dërgua në Komisariatin ku u mbajt Ilia Kareli, në Iteas të Greqisë. Policia greke ka bërë me dije se bëhej fjalë për një mjet shpërthyes, të improvizuar, pako me 500 gram dinamit, e cila ishte e lidhur me kabull. Sipas informacioneve që transmetojnë mediat greke, në pako kishte dhe një libër fetar.
Duket se pakoja, me bombën brenda kishte si destinacion shefin e Komisariatit, A.Holeba. Sipas ekspertëve të policisë, mendohet se nëse marrësi do e kishte hapur pakon do kishte humbur jetën, si pasojë e shpërthimit.
E gjithë ngjarja, sipas policisë, mendohet të ketë në qendër të saj vdekjen e shqiptarit Ilia Karelit, në një prej burgjeve të Greqisë, në Malandrino. Noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





