Transmetuar më 29-04-2014, 20:29

Bermë, 29 prill 2014, NOA.al- Një shqiptar është arratisur nga një burg në Zvicër.  25 vjeçari është larguar nga dhomat e paraburgimit, një kontejner në Liestal, kantoni Baselland, ku ndodhej në hetim, për  akuzën e tregtimit të drogës. Arratisja e shqiptarit është realizuar pa përdorur dhunë ndaj të tjerëve, mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:00.

Me gjithë angazhimin e qenve policorë, hetuesit, ende nuk kane mundur t`i bien në gjurmë të ikurit. Ai duket të jetë lënduar gjatë ikjes, pasi  janë gjetur gjurmë gjaku.

Mbetet ende e paqartë mënyra se si i riu, ka mundur të ikë. Kontejnerët që shërbejnë si qeli burgu janë të vendosura në sallë të madhe e të mbyllur, kështu që shqiptarit gjatë ikjes i është dashur të kalonte dy pengesa. Noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit