Transmetuar më 29-04-2014, 18:49

Fier, 29 prill 2014, NOA.al- Një konflikt për çështje pronësie për pak ka rrezikuar të përfundojë me gjakderdhje.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “8 Shkurti” në Fier, kur Ardian Pashollari dyshohet se ka tentuar të vrasë me automatik dy persona.

Sherri ka pasur dëshmitarë të shumtë, të cilët njoftuan menjëherë policinë.

Kjo e fundit mbërriti në vendngjarje duke bërë të mundur dhe parandalimin në kohë të vrasjes së dyfishtë.

Policia arrestoi 43-vjeçarin Pashollari ndërsa sekuestroi një armë zjarri tip-automatik. Sipas policisë Pashollari ka tentuar të vrasë me armë zjarri 37-vjeçarin R.R, dhe 44-vjeçarin Sh.R.  pas një sherri mes tyre për çështje pronësie. /k.k.Noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit