Transmetuar më 29-04-2014, 15:51

Fëmijët e sapolindur janë tejet të ndjeshëm ndaj përkëdheljeve dhe reagojnë në mënyrë të menjëhershme ndaj tyre, veçanërisht ritmi i tyre kardiak.

Një studim gjerman i drejtuar nga Merle Fairhurst e Max Planck Institute for Human Cognitive and Brain Sciences në Leipzig, tregon se ledhatimet e nënës në lëkurën e të vegjëlve, në kurriz, në krah dhe në këmbë, i bënë që të ndihen më të qetësuar.

Reagimi i trupave te fëmijët e vegjël u vlerësua bazuar në një sërë instrumentash, në mesin e tyre duke matur ritmin kardiak tek i sapolinduri.

Rezultoi se fëmijët rezultonin tejet të ndjeshëm ndaj përkëdhelive, kur mbaheshin në krah apo kur përkundeshin.

Sipas studiuesve theksohet se përkëdhelja dhe kontakti fizik, qysh në muajt e parë të jetës luan rol kyç për afrimin, duke forcuar lidhjen e dashurisë prind- fëmijë dhe fëmijë- prind, por edhe duke i qetësuar të vegjlit./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit