Transmetuar më 29-04-2014, 15:14

Tiranë, 29 prill 2014, NOA.al- Familja e kreut të komunës Farkë, Fatbardh Plaku është marrë në mbrojtje nga policia.

Ky veprim vjen pasi ditën e djeshme dy djemtë e kryekomunarit kanë rënë pre e një kërcënimi me armë.

Djali i madh Plakut është kërcënuar me armë madje është qëlluar me plumba mbi makinën e tij, gjatë kohës që ky i fundit po kthehej nga shkolla ku kishte shkuar për të marrë vëllanë e vogël.

Dyshimet e para të policisë mbi sulmin ndaj djemve të kryetarit të komunës Farkë, janë se ky sulm ka ardhur për shkak të detyrës së të atit, ndërsa mësohet se dy persona me motorr iu kanë dalë përpara duke iu zënë pritë me armë.

Kujtojmë se pak kohë më parë më 25 mars banesa e kryekomunarit të Farkës u sulmua me antitank, në murin rrethues të banesës.

Fatbardh Plaku prej dy mandatesh vazhdon të jetë kryetar i komunës së Farkës, nën siglën e Partisë Demokratike./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit