
Tiranë, NOA.al- Sipas MeteoAlb, dita do të nisë me vranësira dhe shira lokale por duke ju afruar orëve të mesditës do të shfaqen intervale me kthjellime pothuajse në të gjithë vendin.
Pjesa e dytë e ditës parashikohet të sjellë përmirësim të kushteve meteorologjike duke bërë që vranësirat dhe shirat e dobët të largohen gradualisht duke ja lënë vendin kthjellimeve.
Temperaturat e ajrit do të ruajnë vlera konstante si në mëngjes edhe në mesditë. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor, për pasojë dallgëzimi në brigjet detare do të arrijë deri në 3 ballë.
Europa
Edhe gjatë ditës së mërkurë, Europa një pjesë e Mesdheut dhe gadishulli i Ballkanit do të dominohen nga vranësira dhe shira, ku më problematike situata do të paraqitet në Ballkanin Verior ku herë pas here do të ketë edhe rrebeshe. Gjatë pasdites do të ketë zhvillim të vranësirave në ishujt britanike dhe rajonin e Balltikut duke gjeneruar edhe në këto rajone të Europës rrebeshe shiu. Për sa i përket pjesës tjetër të kontinentit do të dominohet nga moti i qëndrueshëm ku moti i kthjellët do të jetë dominues gjatë gjithë ditës./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





