Transmetuar më 29-04-2014, 14:36

Sarandë, 29 prill 2014, NOA.al- Një operacion i policisë së Sarandës i koduar “Sopot 2014”, ka bërë të mundur zbulimin e 700 kilogramëve lëndë narkotike.

Pas informacioneve në marra në rrugë operative se një sasi e konsiderueshme lënde narkotike ishte transportuar në fshatin Varfaj të Delvinës me qëllim për tu trafikuar në drejtim të Greqisë, nisi operacioni për bllokimin e saj dhe të transportuesve.

Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti i thanë Noa.al, se në fshatin Varfaj dhe pikërisht në vendin e quajtur Bushec gjatë paradites së sotme u gjetën dhe sekuestruan 17 çanta të mbushura me rreth 700 kg lëndë narkotike kanabis sativa të fshehura nëpër shkure.

Dyshimet e policisë janë se lënda narkotike është transportuar deri atje me mushka dhe më pas do të trafikohej në drejtim të Greqisë.

Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i lëndës narkotike, ndërsa vijon puna për identifikimin dhe kapnjen e personave të përfshirë në këtë tentativë trafiku./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit