Transmetuar më 29-04-2014, 14:20

Disa kohë më parë mediat angleze folën për të riun Stephen Sutton, një djalë 19 vjeçar, i cili ishte prekur nga një sëmundje e pakurueshme dhe ndodhej në fund të jetës.

Por diçka duket se ndryshoi në mënyrë të papritur, dhe Stephen është më mirë, pasi gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar në mënyrë të ndjeshme dhe duket se momentalisht rreziku ka kaluar.

“E mposhta tumorin, ndihem në mënyrë fantastike”, shprehet 19 vjeçari.

Disa ditë më parë Stephen shkroi edhe përshëndetjen e fundit të lamtumirës për miqtë e tij në Facebook, të cilët ishin prekur nga historia e tij dhe po mblidhnin fonde në mënyrë që të bënin të mundur kurimin.

“Frymëmarrja ime ishte rënduar shumë për shkak të dëmtimit të mushkërisë së djathtë, gjë që më shkaktonte një kollë shumë të fortë e cila shtohej gjithnjë e më tepër. Më dukej sikur do mbytesha. Mirëpo duke u kollitur pështyva nga goja diçka të kuqe në formë ovale. Që nga ai moment kolla ime u qetësua dhe tashmë ndihem më mirë. Nuk di se si ta përshkruaj këtë gjë, por gjatë gjithë natës isha me dhimbje të tmerrshme fyti. Mirëpo në mëngjes arrija që të merrja frymë lirisht pa ndihmën e oksigjenit. Ndihem në formë fantastike. Mjekët më thanë se kjo që ka ndodhur është e pabesueshme, njëlloj si të kisha pështyrë tumorin që bllokonte rrugët e mia të frymëmarrjes. Tashmë mushkëritë e mia janë më të përmirësuar, ndonëse kanë mbetje të tjera infeksionesh. Tashmë ndihem shumë më mirë”, përmbyll rrëfimin e tij Sutton./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit