Transmetuar më 29-04-2014, 13:08

Do të mjaftojë një e fryrë në celular, për të zbuluar nëse dikush është i prekur nga kanceri. Shkencëtarët britanikë të Owlstone, kompani pranë Cambridge University, thonë se për këtë duhen pritur vetëm dy vjet.

Kjo pasi tashmë është zhvilluar një prototip që funksionon por se ekspertët po punojnë për të perfeksionuar teknologjinë dhe për të bërë që dispozitivi të përfshihet në aparatet e telefonave celularë.

Billy Boyle, bashkëthemelues i Owlstone, thotë se, “Për realizimin e saj nevojiten dy vjet, pasi na duhen investime”.

Sipas tij kjo aparaturë e cila do të gjendet lehtësisht në aparatet e telefonave celualarë, do të bëjë të mundur diagonostikimin e hershëm të sëmundjes.

Në thelb të kësaj pajisje është një mikroçip me përmasat e një thoi, i cili mund të programohet që nëpërmjet frymës së njeriut të “nuhasë” çfarëdo substance kimike që gjendet në organizëm dhe që tregon nëse dikush është prekur nga sëmundja./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit