





Vetëm para pak muajsh ata u përfolën se ishin duke u divorcuar, madje për një periudhë jetuan edhe në shtëpi të ndryshme.
Por aktori Michael Douglas dhe bashkëshortja e tij me të njëjtin profesion, Catherine Zeta Jones, duket se e kanë kapërcyer krizën mes tyre, duke u parë të buzëqeshur dhe të kapur për dore në një aktivitet në New York.
Çifti i famshëm i Hollywood mori pjesë në aktivitetin e Chaplin Award Gala, duke bërë kështu daljen e parë në publik, e cila konfirmoi edhe bashkimin e tyre dhe konsolidimin e martesës.
Aktori 69 vjeçar dukej tejet elegant i veshur me kostum të zi, ashtu sikundër Catherine e cila dukej super në formë me fustanin e saj bardhë e zi./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





