






Charity Pierce është një grua britanike 38 vjeçare e cila peshon 350 kilogramë dhe konsiderohet si gruaja më e shëndoshë në botë. Por ajo dëshiron një jetë normale dhe është e vendosur për tu dobësuar, vetëm e vetëm për tu martuar me të fejuarin e saj, 22 vjeçarin Tony Saur.
Për të shkuar drejt altarit asaj i duhet të dobësohet 130 kilogramë. Aktualisht çifti është i detyruar që të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi, për shkak të lëvizshmërisë së kufizuar të gruas.
Mirëpo ajo dëshiron një jetë normale, pasi dëshiron që të humbë peshë për të shijuar kërcimin e parë me të fejuarin, ndaj ka reduktuar kaloritë e saj nga 10000 në 1200.
“Jam e vendosur për tu dobësuar, nuk dua që të martohem në shtëpi. Dua që të jem në gjendje të eci përgjatë kishës. Unë dhe Tony pëlqejmë muzikën country, ndaj për martesën time dua që të vesh fustanin e bardhë, çizme dhe kapele si cowgirl. Tony do të jetë i veshur me xhinse dhe çizme si cowboy. Ëndrra ime është që të arrij të peshoj 90 kilogramë, por e di që duhet shumë për këtë”, u shpreh Charity.
Nga ana e tij Tony tha, “Përmasat nuk kanë qenë kurrë probem për mua, besoj se Charity do të jetë një nuse shumë e bukur. Unë shqetësohem më shumë për shëndetin e saj. Kam besim dhe do i qëndroj pranë deri sa ajo të humbë peshë”. a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





